Dalin pamjet, ish-presidenti Ilir Meta "bën sport" brenda burgut 313

Aktualitet

Dalin pamjet, ish-presidenti Ilir Meta "bën sport" brenda burgut

I veshur me xhup dhe tuta sportive teksa ecen ne ambientet e ajrimit.

Keto jane pamjet e ish presidentit Ilir Meta brenda burgut 313 ne Tirane ku po mbahet pas akuzave te ngritura ndaj tij nga SPAK. 

Ai u arrestua në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion me ceshtjen CEZ-DIA, pastrim parash ne lidhje me pasurite qe disponon dhe perfitimet financiare qe ka pasur nga detyrat qe mbante dhe si pjese e perfitimeve, prokuroria rendit edhe pagesat per lobim në SHBA.

Meta i ka hedhur poshte akuzat duke fajesuar Prokokurorine per hetime dhe perndjekje politike ndaj tij.

Nderkaq, gjykatat kane rrezuar kerkesat e ish presidentit per ndryshimin e mases se sigurise ndaj tij duke lene ne fuqi masen e arrestit me burg.

Ne pamjet nga brenda burgut 313, Meta duket se qendron krejt i vetem dhe ne heshtje teksa nuk kuptohet nese konsumon cigare gjate ecjes ne ajrim, pasi leviz doren e majte tek goja ne menyre te vazhdueshme.

Pamjet u publikuan fillimisht nga gazetari Bledi Mane e me pas u shperndane ne shume faqe te tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion