Me dy pistoleta dhe..., identifikohet vrasësi i biznesmenit grek, u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës

Bota

Me dy pistoleta dhe..., identifikohet vrasësi i biznesmenit grek, u

Policia greke duket se po shkon drejt zbardhjes së ekzekutimit mafioz të biznesmenit Panagiotis Stathis, vrasje e ndodhur më 2 korrik në Neo Psychiko.

Vrasësi gjakftohtë raportohet se është shtetas grek, i njohur për autoritetet në shtetin fqinj.

Sipas Protothema, autori i dyshuar i krimit është identifikuar pas analizës së celularit të 54-vjeçarit.

Në të njëjtën kohë, janë marrë në pyetje persona që kanë njohuri për çështjen dhe konsiderohen si dëshmitarë kyç për zgjidhjen e saj.

Vrasësi raportohet se ka vepruar i vetëm dhe se ka vëzhguar vendin e ngjarjes disa ditë para krimit.

Ndërkohë ditën e vrasjes ai ka mbërritur në vendngjarje rreth 1 orë e gjysmë para viktimës.

Ai ishte i veshur me të zeza, mbante doreza gjatë gjithë kohës si edhe dy pistoleta 9 mm për t’u siguruar se do të ishte gati edhe nëse njëra prej tyre bllokohej.

Vrasësi me pak fjalë ishte plotësisht i organizuar dhe krejtësisht i ftohtë.

Gjithashtu ishte në dijeni të orarit të 54-vjeçarit ndërsa një ditë para krimit ndodhej në vendngjarje duke mbikëqyrur zonën.

Në të njëjtën kohë, gjatë gjithë ngjarjes, pra që kur ka mbërritur në vendngjarje (rreth orës 07:00), vrau Stathisin dhe u largua, nuk i ka hequr dorezat për asnjë moment.

Përveç kësaj, rrugët që ai ndoqi gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes janë të zgjedhura me kujdes pasi e lejuan atë të lëvizte rehat dhe të zhdukej nga kamerat e sigurisë pas rreth një ore.

Çka tregon se kishte studiuar mirë rrugën që ndoqi.

Gjithashtu ishte kujdesur të mbante dy Glock 9 mm në rast se njëra bllokohej.

“Ishte i organizuar, e dinte orarin e viktimës dhe i bëri pritë. Lëvizjet e tij ishin të menduara mirë. Sigurisht që edhe viktima ishte një objektiv i lehtë.

Ai nuk ishte i armatosur apo posedonte ndonjë mbrojtje apo siguri të thjeshtë. Ai ishte plotësisht i ekspozuar”, theksuan të njëjtat burime.

Në fakt, përveçse ishte i organizuar, autori ishte aq gjakftohtë, saqë ndaloi pranë makinës së 54-vjeçarit dhe pa zbritur nga motoçikleta, i ka drejtuar armën me njërën dorë duke e zbrazur në trupin e tij dhe më pas ka nxjerrë të dytën (përsëri me një dorë) duke e qëlluar edhe katër herë të tjera.

Dëshmitë që tregojnë se ekzekutori kishte gjakftohtësinë e një “profesionisti”./ora

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion