Njëri grushtoi vartësen, tjetri gruan, 8 persona arrestohen në Tiranë

Aktualitet

Njëri grushtoi vartësen, tjetri gruan, 8 persona arrestohen në

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 8 personave, te akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Dy prej këtyre personave janë arrestuar për dhunë, njëri akuzohet se goditi me grushte vartësen e tij dhe një tjetër bashkëshorten.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– E. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë;

– J. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Mbrëmjen e djeshme, 40-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin A. H., 18 vjeç. Si pasojë shtetasi A. H., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim R. K., 56 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”. Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin H. M., 62 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion