Arrestohet shefi i departamentit në fakultetin e Ekonomisë, goditi pedagogen vartëse pas "sherrit për ego"

Policia njoftoi diten e sotme se eshtë arrestuar Mirdaim Axhami, shef departamenti në fakultetin Ekonomik pasi është konfliktuar fizikisht me pedagogen Liljana Billa.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë brenda ambienteve të fakultetit Ekonomik.
Me konkretisht, Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij, Liljana Billa.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e Universitetit, ndërsa mediat online shkruajnë se sherri mes pedagogëve ka ndodhur teksa studentët kanë qenë duke zhvilluar një provim.
Gjatë konfliktit disa studentë kanë qenë duke zhvilluar provimin e sezonit.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.
Konflitet mes tyre mësohet se kanë nisur për çështje inatesh dhe egosh profesionale, por që janë intensifikuar shumë në javët e fundit.
Për të njëjtat arsye, rreth një javë më parë, të dy janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por mesa duket konflikti nuk është shuar, madje ditën e djeshme ka degraduar deri në dhunë fizike


