Mbytja e 20-vjeçares në sy të foshnjës në Greqi, 8 shqiptarë e gjeorgjianë të dyshuar kryesorë

Bota

Mbytja e 20-vjeçares në sy të foshnjës në Greqi, 8

Krimi që tronditi Greqinë në Glyka Nera ende nuk ka autorë. Mediat greke shkruajnë se bazuar te informacionet nga hetimet në banesën e çiftit nuk është gjetur asnjë gjurmë me rëndësi, që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.

“Nga hetimi dhe gjurmët që u dërguan në laboratorin e policisë greke nuk u zbulua asgjë” shkruan “Ta Nea”. Hetimi, shkruhet në artikullin e sotëm “është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer grabitje të dhunshme, të cilët ishin liruar kryesisht nga Kreta” theksohet më tej.

Ndalimi i një gjeorgjiani në tentativë për t’u arratisur nga Greqia nuk i çoi autoritetet në zbulimin e të dhënave të reja për vlefshme për hetimin. Gjatë grabitjes tre grabitësit lidhën burrin dhe mbytën gruan e tij 20-vjeçe në sy të foshnjës, ndërsa morën një shumë të hollash dhe sende me vlerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion