Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, çfarë gjeti policia në trupin e Caroline?

Bota

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, çfarë gjeti policia

Më në fund ka një shenjë! Hetuesit grekë kanë arritur të zbulojnë shenja gishtash në trupin e pajetë të 20-vjeçares, Caroline Crouch.

Mediat greke bëjnë me dije se shefi i hetimit Stavros Balaskas, konfirmoi se “ADN-ja jetime” duhet të identifikohet.

“Ky proces do të marrë kohë, pasi ne nuk i kemi ADN-të e të gjithë kriminelëve në vend. Ndonjëherë na duhet edhe fat. Ne prisnim që çështja të ishte më e lehtë, por do t’ja dalim sepse kemi zgjidhur më të vështira,”-shtoi ai.

Nga vetëm dy gjurmë gishtash të gjetura në trupin e Carolinës dhe në skenën e krimit, një prej tyre është këmbësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, pak javë më parë ku tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë e çiftit. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që pretendohet se njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Bashkëshorti i viktimës bëri me dije se vetëm pak ditë para grabitjes kishin shitur një tokë për 100 mijë euro por i kishin investuar menjëherë. Ndërsa në banesë kishin mbajtur vetëm 15 mijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion