Mbi 50 të vdekur mes tyre edhe 3 mjekë nga bombardimet izraelite në Gazën veriore

Bota

Mbi 50 të vdekur mes tyre edhe 3 mjekë nga bombardimet izraelite

Pothuajse 50 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë përballë selisë së spitalit Kamal Adwan në Rripin e Gazës veriore, transmeton Anadolu.

“Nën rrënojat e një ndërtese përballë spitalit Kamal Adwan në zonën e projektit Beit Lahia, ka pothuajse 50 martirë, përfshirë tre nga stafi ynë mjekësor, pasi u bombardua nga avionët luftarak izraelitë”, tha Hussam Abu Safia, drejtor i spitalit.


Abu Safia tha se stafi mjekësor dhe punëtorët ishin të pranishëm në ndërtesën e vënë në shënjestër nga sulmet izraelite, të cilët qëndronin aty me familjet e tyre.

Ai identifikoi punonjësit e vrarë, respektivisht pediatrin Ahmed Samour, laboranten Israa dhe teknikun e mirëmbajtjes së spitalit Fares.


Më 5 tetor, Izraeli nisi një ofensivë tokësore në shkallë të gjerë në veri të Gazës për të parandaluar ri-grupimin e grupit palestinez Hamas. Megjithatë, palestinezët e akuzojnë Izraelin se synon të pushtojë zonën dhe të zhvendosë me forcë banorët e saj.

Që atëherë, në zonë nuk është lejuar ndihma e mjaftueshme humanitare, përfshirë ushqimi, ilaçet dhe karburanti, duke e lënë popullsinë e mbetur në prag të urisë.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë të paktën 45 mijë palestinezë në Gaza, duke e kthyer enklavën në rrënoja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion