“E pamoralshme”, plas debati mes banorëve në BBV: Më ke thënë që s’të merr asnjë djalë!

Showbiz

“E pamoralshme”, plas debati mes banorëve në BBV: Më

Darka e të nominuarve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duket se nuk ka shkuar edhe aq mirë. Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Xuxit dhe Xheneta Fetahut pasi kjo e fundit e akuzoi Xuxin se i kishte thënë një koment personal dhe të papërshtatshëm, duke pretenduar që ai kishte përmendur moshën e saj dhe faktin se duhej të kishte tashmë fëmijë në shkollë.

“Më ke thënë ty s’të merr asnjë djalë se tani duhet të ishe me fëmijë,” tha Xheneta. Mirëpo Xuxi i mohoi të gjitha këto duke i quajtur “gënjeshtra” nga ana e banores.

“Ja ke fut kot, nuk dua të diskutoj me ty se po gënjën,” iu  drejtua Xuxi Xhenetes. Por përplasja nuk përfundoi këtu. Xuxi shkoi edhe më tej duke e quajtur Xhenetën të “pamoralshme” dhe duke e kritikuar për gjuhën dhe sjelljen e saj.

“Ty goja nesër ka me të qitë jashtë, goja jote e pistë dhe je e pamoralshme”, vazhdoi ai.

“E pamoralshme”, plas debati mes banorëve në BBV: Më

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion