U zhvati para pacientëve me Covid tek Sanatoriumi, Gjykata e Tiranës liron nga qelia Tire Alldervishin

Aktualitet

U zhvati para pacientëve me Covid tek Sanatoriumi, Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për të akuzuarit që u zhvatën para pacientëve tek Sanatoriumi, skandal i ndodhur gjatë periudhës së COVID-19.

Gjykata ka dënuar me 4 vite burg sanitaren Tire Alldervishi,  por duke qenë se ekzekutimi i këtij dënimi ka filluar që nga dita që është arrestuar, 12 janar 2021, togat e zeza urdhëruan pezullimin e dënimit me burg për 11 muajt e mbetur. Për këtë arsye, është vendosur që e pandehura të vihet në shërbim prove për 22 muaj me kusht që gjatë kohës së provës, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Nga ana tjetër, infermeret; Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj që u akuzuan për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre, janë deklaruar të pafajshme.

E pafajshme është shpallur edhe sanitarja Rukije Hoxhaj.

ZBULIMI I MASHTRIMIT

Më datën 28.11.2020, nëna e kallëzueses, shtetases Eltjana Sinanaj, është shtruar te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me Covid19. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin së ëmës, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara.

Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal, i ka thënë që meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo, sepse e ëma i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion