Mbi 250 mijë njerëz të pranishëm në homazhe, Papa Françesku i Vatikanit hyn në histori!

Bota

Mbi 250 mijë njerëz të pranishëm në homazhe, Papa

Papa Françesku ka kaluar në përjetësi, tashmë i varrosur në kishën e Santa Maria Maggiore në Romë, ku i pëlqente të lutej dhe zgjodhi të prehej përgjithmonë, duke thyer edhe një tjetër protokoll që kërkon varrimin e krerëve të Kishës Katolike në Vatikan.

Papa Françesku, pontifi i parë i Amerikës Latine, kishte kërkuar më pak nderime në funeralin e tij, procedura më të thjeshta. Megjithatë, bota i dha atij një lamtumirë të denjë për personalitetin dhe kontributin e tij.

Dhjetëra mijëra besimtarë kishin vërshuar sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa edhe më shumë kishin nxituar ditët e mëparshme për të bërë homazhe në reliket e tij. Dhjetra liderë nga e gjithë bota morën pjesë në lamtumirën e fundit me respektin e duhur. 

Papa Françesku, Papa i të varfërve, i emigrantëve, i të burgosurve, ka hyrë në histori. Kisha Katolike po kthen një faqe të re. Së shpejti do të shihet nëse papa i ri që do të dalë nga konklava e kardinalëve do të ndjekë gjurmët e Jorge Mario Bergoglio (emri laik i Françeskut) apo do të kthejë rrotën e kishës së tij prej 1.2 miliardë besimtarësh në drejtime të tjera.

Ceremonia e varrimit zgjati dy orë e çerek. Këmbanat bien me zi në Vatikan ndërsa procesioni mbart arkivolin e papës së ndjerë argjentinase në Bazilikën e Santa Maria Maggiore. Përgjatë rrugës ka një numër të madh besimtarësh, të cilët duan t'i thonë lamtumirën e tyre të fundit "papës së të varfërve".

Sipas Zyrës së Shtypit të Vatikanit, gjithsej mbi 250,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Françeskut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion