Riaktivizohet "Camorra" në Itali, anëtarët e mafias ekzekutojnë 35-vjeçarin pak metra larg shtëpisë

Bota

Riaktivizohet "Camorra" në Itali, anëtarët e mafias

Një ekzekutim i pamëshirshëm ka ndodhur në mes të Napolit, ndërsa viktimë ka mbetur 35-vjeçari Francis Buiding. Ndërsa sipas mediave italiane, vrasja i faturohet mafias së Camorrës.

Viktima, ndodhej në afërsi të kishës Sant’Alfonso, ku iu bë pritë nga anëtarët e mafias dhe mbi të u derdhën dhjetëra plumba.

Nuk përjashtohet hipoteza se vrasja lidhet me një plagosje të ndodhur mbrëmë, ku një person mbeti i plagosur.

Edhe pse urgjenca mjekësore mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, burri nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion