Mbeti i bllokuar në makinë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Itali nga moti i keq

Bota

Mbeti i bllokuar në makinë, ky është 20-vjeçari

Italia u godit nga një tjetër stuhi shiu këtë fundjavë duke i kthyer sërish rrugët në lumenj, por duke sjellë edhe një humbje jete.

Simone Farinelli është 20-vjeçari italian i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës ku mbeti i bllokuar brenda makinës së mbuluar nga uji.

Simone dhe vëllai ishin duke udhëtuar sëbashku me vëllain e tij 24-vjeçar me një “Toyota Yaris”, kur papritur në rrugë vërshoi uji.

Vëllai i tij më i madh Andrea arriti të dilte nga makina, ndrësa Simone jo.

“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji“, dekalroi Andrea në polici.

Mbeti i bllokuar në makinë, ky është 20-vjeçari

Andrea dhe Simone Farinelli

Zona e Bolonjës dhe Emilia Romagnia prej 24 orësh ndodhen nën ujë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë brenda muajit tetor që në Itali jepet alarmi i kuq për përmbytje.

Dy ditë më parë edhe Franca ndodhej nën vëshimin e uijit në rrugë, një situatë e pazakontë kjo gjatë viteve të fundit në Europë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion