I shpallur në kërkim pasi theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 42-vjeçari

Aktualitet

I shpallur në kërkim pasi theu masën e arrestit në

Është vënë në pranga një 42-vjeçar në Fier, pasi kishte thyer masën “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, është kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan 42-vjeçarin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion