Izraeli sulmon nga ajri Libanin, ekzekutohen tre ushtarë libanezë
Lajmifundit
/
20 Tetor 2024, 15:42
Bota

Ushtria libaneze thotë se tre ushtarë janë vrarë pasi një automjet ushtarak u godit nga një sulm ajror izraelit në Nabatieh, në jug të Libanit.
Sulmi ndodhi në rrugën Ain Ebel-Hanin, e cila lidh fshatin kufitar Ain Ebel me qytetin e afërt Hanin. Nga ana tjetër Izraeli nuk ka komentuar ende.
Ushtria e Libanit ka qëndruar historikisht jashtë përleshjeve ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut, por një numër i trupave të saj janë vrarë në sulmet izraelite që kur luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan muajin e kaluar.


