Mark Zuckerberg, Tim Cook dhe Bill Gates bashkë në një darkë ekskluzive me Donald Trump! Ja pse do takohen

Bota

Mark Zuckerberg, Tim Cook dhe Bill Gates bashkë në një darkë

Presidenti amerikan Donald Trump ka organizuar një darkë ekskluzive me drejtuesit më të lartë të industrisë së teknologjisë në SHBA, në Kopshtin e Trëndafilave, në eventin e parë që zhvillohet në këtë hapësirë pas rinovimeve të fundit.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, mes të ftuarve pritet të jenë CEO i Meta-s Mark Zuckerberg, CEO i Apple Tim Cook, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe CEO i OpenAI Sam Altman.

Një burim për CNN bëri të ditur se planet për darkën u përgatitën me shpejtësi dhe përkojnë me një tjetër aktivitet të rëndësishëm që mbahet po mbrëmjen e të enjtes nga Zonja e Parë, Melania Trump, e cila organizon një event publik të rrallë në Shtëpinë e Bardhë, të fokusuar te inteligjenca artificiale. Sundar Pichai, CEO i Google dhe i kompanisë mëmë Alphabet, do të mbajë një fjalim në këtë event dhe më pas do të marrë pjesë në darkën e Kopshtit të Trëndafilave.

Presidenti Trump ka shprehur prej disa javësh dëshirën për të hapur Kopshtin e Trëndafilave me një event të madh. Hapësira është transformuar plotësisht, duke hequr barin dhe duke vendosur një sipërfaqe guri, në stilin e verandës së Mar-a-Lago, ku Trump preferon të organizojë darka në ambient të hapur gjatë fundjavave jashtë Uashingtonit.

ME TE LEXUARAT