Lufta Palestinë- Izrael, Gjermania thirrje ti jepet fund dhunës në Lindjen e Mesme

Bota

Lufta Palestinë- Izrael, Gjermania thirrje ti jepet fund dhunës

Pas 7 ditësh luftë mes Izraelit dhe vendasve, palestinezëve, ka ardhur një reagim nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje që t'i jepet menjëherë fund dhunës në Lindjen e Mesme.

“Ajo që duhet tani është: 1. fundi i sulmeve me raketa, 2. fundi i dhunës dhe 3. kthimi në bisedimet midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe për një zgjidhje me dy shtete! Kjo është një përplasje mjaft shpërthyese që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme, gjithashtu për rajonin në tërësi. Është e domosdoshme që të parandalojmë që kjo të ndodhë”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion