Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet i dyshuari i parë, ja e shkuara e errët e tij

Bota

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet i dyshuari i parë, ja

Policia greke ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçares disa ditë më parë. Mediat vendase shkruajnë se është arrestuar një shtetas nga Gjeorgjia, në kufirin e Evros, në përpjekjen për t'u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar.

Mediat greke shkruajnë se pas analizës së ADN-së, u zbulua se Georgiaos mori pjesë në një grabitje më 7 Mars, në një shtëpi në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre shtëpiak dhe më pas "rrëmbyen" para dhe bizhuteri. Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion