Rrjedhja e gazit shpërtheu dy godina, vdes 1 fëmijë, 4 plagosen
Lajmifundit
/
16 Maj 2021, 14:02
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku rrjedhja e gazit vrau një fëmijë dhe plagosi 4 të tjerë. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lancashire të Anglisë një natë më parë. Autoritetet përkatëse kanë bërë me dije se banorët kanë menduar se ishte një tërmet. Ata bënë me dije se nga ky incident janë shkatërruar 2 godina.
“Gruaja ime dhe unë menduam se kishte rënë tërmet dhe u ngritëm menjëherë të tmerruar. Më pas mësuam se kishte pasur një rrjedhje gazi”, u shpreh një banor i zones.


