Abuzoi s*ksualisht me vajzën e partneres, vdes në burgun grek 36-vjeçari nga Lushnja! Çfarë dyshohet

Bota

Abuzoi s*ksualisht me vajzën e partneres, vdes në burgun grek

Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi.

36-vjeçari shqiptar ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ndërroi jetë. Vdekja e 36-vjeçarit shqiptar mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës. Për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor.

Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.

 Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro. Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjeçares.

Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjecarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00.00 – 00.30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion