Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Rama dënon agresionin: Kërcënim për të destabilizuar rajonin!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit hakmarrës së Iranit ndaj Izraelit, duke u shprehur se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit.
Reagimi i Ramës:
Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.
Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit.
Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.
Lufta me Iranin, operatorë turistikë shqiptarë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit bllokohen në Izrael
Disa operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë mbetur të bllokuar në Izrael.
Përveç rezidentëve shqiptarë që jetojnë në Izrael, rrezikun po e ndjejnë edhe disa sipërmarrës shqiptarë që kishin shkuar për vizitë të përkohshme.
Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre.
Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.
Ky informacion konfirmohet për Top Channel nga Unioni Turistik Shqiptar. Menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurt që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se është në komunikim të pandërprerë me të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Izrael, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm. Teksa ministri Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke e dënuar aktin dhe shpreh bindjen se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.
11: 55- Sulmi i Iranit në Izrael, Begaj: Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen në rajon
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e Iranit në Izrael. Begaj, përmes një postimi në “X”, deklaron se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.
Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shkruan në rrjetet sociale, Presidenti Begaj.
09:56- Hakmarrja e Teheranit, ministri Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një reagimi në platformën “X” deklaron se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit në Lindjen e Mesme.
Ministri Hasani i kërkon shqiptarëve në këtë rajon që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.
Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.
Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.
Albania strongly condemns Iran’s attack on Israel.
— Igli Hasani (@IgliHasani) April 14, 2024
This escalation is a grave threat to the security of Israel and the entire region. It risks bringing greater instability and devastation across the Middle East.
Albanians in the region are advised to follow the instructions…
Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.
Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.