Lufta kundër Covid-19, as Bashkimi eruopian nuk mbetet pas, vaksinohen 200 milionë njerëz

Një lajm i mirë vjen nga Bashkimi Europian, lidhur me fushatën e vaksinimit kundër Covid-19. Ka qenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila ka treguar se fushata po vijon me sukses. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ursula ka treguar se në vendet e BE aktualisht janë vaksinuar 200 milionë persona dhe se ky proces do të vijojë me shpejtësi.
“Sot arritëm 200 milionë vaksinime në BE. Jemi në rrugë të mbarë drejt objektivit tonë për të imunizuar rreth 70% të personave të rritur në BE brenda muajit korrik. Vaksinimi do të na ndihmojë të mundim pandeminë”, shkruan presidentja e KE.


