Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Babai zhgënjehet kur mori vesh se është në pritje të një vajze

Soft

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Babai zhgënjehet kur mori vesh

“Baby Gender” festa që bëhet për të parë se çfarë gjinie ka fëmija juaj është bërë shumë trend kohët e fundit dhe në Tik Tok janë të shumta videot e këtij lloji. Ka qenë Matt, nuk dihet se nga cili vend në botë që ka postuar një video të tillë, ndërsa vihet re zhgënjimi në fytyrën e tij kur mori vesh se fëmija do jetë vajzë.

Pasi plasi tullimbace dhe doli ngjyra rozë, burri thjesht hedh në dysheme dhe murmurit diçka të padëgjueshme. Komentet ishin të shumta në këtë video:

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Babai zhgënjehet kur mori vesh

 “Mos u shqetëso. As vajza jote nuk do të të dojë”.

“Vajza e tij do të zemërohet kur e sheh këtë kur është më e madhe. Cilido mendim i njëanshëm duhet të zhduket kur të keni fëmijë”, komentoi një person tjetër.

 “Shpresoj që vajza e tij të mos e shohë këtë kur të jetë më e madhe. Ai është me fat që ka edhe fëmijë. Pyes veten se çfarë tha familja pasi ndaluan regjistrimin”.

 “Të paktën ai është i sinqertë, çdo burrë dëshiron një djalë nëse tashmë ke një vajzë”.

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Babai zhgënjehet kur mori vesh

 “Vetëm se ai ishte i zhgënjyer nuk do të thotë që ai do ta dojë fëmijën më pak”

Menduam se këto gjëra ndodhin vetëm në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT