Ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari në Berat

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur.

Bëhet fjalë për një person me iniciale A.Ç., banues në Kutalli i cili u arrestua pas kallëzimit të bërë nga 13-vjeçarja.

"Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht", thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Ngacmim seksual".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion