Lufta anti- Covid, vaksina Moderna i siguron adoleshentëve efikasitet dhe siguri

Bota

Lufta anti- Covid, vaksina Moderna i siguron adoleshentëve efikasitet dhe

Vaksina Moderna kundër Covid-19 në një deklaratë të fundit ka treguar se është shumë efikase dhe e sigurt për adoleshentët. Ky përfundim vjen pas një prove të fazës 2/3 të 3,732 fëmijëve të moshave 12 deri 17 në SHBA. Sipas provës, testet e gjakut treguan se vaksina prodhoi një përgjigje imune që ishte ekuivalente me gjetjet e mëparshme te të rriturit.

Katër nga fëmijët që morën ‘placebo’ u testuan pozitivisht për coronavirus, për të cilin Moderna thotë se është “në përputhje me një efikasitet të vaksinës prej 100 për qind”. Kompania vëren se kjo shifër mund të ndryshojë ndërsa më shumë të dhëna mblidhen. Mediat shkruajnë se kompania gjithashtu rishikoi se sa mirë funksionoi vaksina pas vetëm një doze. Rezultatet sugjerojnë se vaksina ishte 93 për qind efektive pas një doze në parandalimin e rasteve të lehta të COVID-19, duke përfshirë vetëm një simptomë të sëmundjes së coronavirusit në vend të dy ose më shumë simptomave.

Efektet anësore përfshinin dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore dhe ethe pas administrimit të dozës së dytë. Ndonjëherë vërehej edhe dhimbje në vendin e injektimit. 

ME TE LEXUARAT