Përmirësimi i raporteve Greqi- Kosovë, Vuciç i frikësuar: Nuk është lajm i mirë për Serbinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçic në një intervistë televizive në vend është shfaqur i frekësuar nga një përmirësim i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës. Vuçiç tha se ka marrë garanci nga Greqia se nuk e do e njohë Kosovën, dhe se një përmirësim raportesh mes dy vendeve do ishte një lajm i keq për Serbinë.
“Unë nuk dua të them asgjë para se të dimë diçka, por ka pasur disa ndryshime në marrëdhëniet mes tyre, unë pres që të zbuloj nëse bëhet fjalë vetëm për një zyrë tregtare apo diçka më shumë midis Greqisë dhe Kosovës. Ne do të shohim se si shkojnë gjërat përpara se të informojmë publikun”, tha ai, duke shtuar se konsultimet e rëndësishme për Kosovën do të mbaheshin në Beograd gjatë ditëve të ardhshme para se të rifillojë dialogu Beograd-Prishtinë në Bruksel.


