Ankimet për 25 prillin/ KAS shqyrton ankesën e PD- LSI për qarkun Korçës, Fierit, Lezhës dhe Elbasanit

KAS zhvillon mbledhjen e radhës ku shqyrtohen ankesat e PD, LSI dhe kandidatit të Pavarur, Boiken Abazi për disa qarqe, më konkretisht Korçës, Fierit, Lezhës dhe Elbasanit.
Rendi i ditës
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në datën 27.05.2021, ora 10:00 e në vazhdim, do të zhvillojë seancat publike me këtë rend dite:
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 39, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 51, datë 10.05.2021 të subjektit ankues Boiken Abazi, kandidat i mbështetur nga zgjedhësit, për zonën zgjedhore qarku Tiranë.
Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 40, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Elbasan.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 43, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 48, datë 10.05.2021 të subjektit ankues ankues Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, për zonën zgjedhore qarku Korçë.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 44, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Fier.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 53, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.

