Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump, Khamenei: E ardhmja do ta tregojë se kush është…

Bota

Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump, Khamenei: E ardhmja do ta

Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei e ka etiketuar Presidentin Donald Trumpin si “delirant” pasi e ka përshkruar Iranin si të dobësuar.

Gjatë një fjalimi, Ali Khamenei tha: “E ardhmja do ta tregojë se kush është i dobët”, pa përmendur emrin e Trump, por duke iu referuar qartë presidentit amerikan.

Publiku së bashku brohorisnin “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit” gjatë një pauze në fjalët e tij.

“Saddam Hussein mendonte gjithashtu se Irani ishte i dobësuar, kjo është arsyeja pse ai  u mundua ta pushtonte dhe dështoi”, shtoi Khamenei duke iu referuar luftës mes  Iranit dhe Irakut në vitet 1980.

“Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan gjithashtu mendonte se Irani ishte dobësuar, kjo është arsyeja pse ai i dha kaq shumë ndihmë Husseinit. Ata dhe dhjetëra figura të tjera delirante u dërguan në ferr, por Republika Islamike vazhdoi të forcohej”, përfundoi ai duke paralajmëruar që mund të ndodhte sërish.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion