Jozi do të thyej kutinë e unazës? Banori habit se kujt do që t’ia dhurojë…

Kosovë&Rajon

Jozi do të thyej kutinë e unazës? Banori habit se kujt do që

Edhe pak kutia të emergjencës kanë mbetur pa u thyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, e duket se banorët kanë nisur të mendojnë se cilën prej tyre të marrin.

Jozi, gjatë një bisede me Gertë, Bernardin dhe Valbonën, i tha kësaj të fundit se ka menduar që të thyej kutinë e unazës.

Ai shtoi se ‘unazën do t’ia jepte Valbonës që ajo më pas t’ia dhuronte dikujt tjetër’. Këtu ndërhyn Bernardi, i cili shprehet se me këtë gjest ‘dashuria e Jozit për Loredanën nuk është aq e vlefshme’.

Por Jozi iu kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë:

“Unë po e vendos me aq vlerë dashurinë e Bonës saqë po del mbi dashurinë time që kam për Lorin”.

"Po heq identitetin tënd, ke marrë shpatën e Rozanës"/ Gerta debaton ashpër me Eglin: Unë mbaj përgjegjësi për...
Pjesë nga biseda:

Jozi: Unë do të bëj kështu, atë kutinë e unazës e kam unë

Valbona: E ke ti

Jozi: Ose do e thyej për ty e ti t’ia dhurosh dikujt

Valbona: Unë me ia dhuruar?

Jozi: Unë do e thyej për ty dhe ajo dhurohet për dashurinë tënde. Ose nëse nuk na paraqitet një rast i tillë…

Bernardi: Ça deklarate ke bërë ti tani? Që dashuria jote për Lorin nuk është aq e vlefshme

Loredana: Jo, nuk është e vërtetë

Bernardi: Në qoftë se ti edhe e mendon që t’a thyesh për dikë tjetër

Jozi: Unë po e vendos me aq vlerë dashurinë e Bonës saqë po del mbi dashurinë time që kam për Lorin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion