Qeveria miraton shtesë në buxhetin për zgjedhjet e 11 majit, miratohet fondi prej 2.5 miliardë lekësh

Politikë

Qeveria miraton shtesë në buxhetin për zgjedhjet e 11 majit,

Qeveria miraton shtesë në buxhetin për zgjedhjet e 11 majit, miratohet fondi prej 2.5 miliardë lekësh

Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë buxhetore prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e zgjedhjeve, të planifikuara të mbahen më 11 maj 2025. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Financave, u bazua në legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe buxhetin e miratuar për vitin 2025.

Shtesa prej 2.5 miliardë lekësh është e ndarë si më poshtë:

-2.46 miliardë lekë në zërin “Shpenzime korrente” në programin buxhetor “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale.”

-40 milionë lekë në zërin “Shpenzime kapitale” në të njëjtin program buxhetor.

Efekti financiar i këtij vendimi do të mbulohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, i miratuar më herët.

Ky vendim ngarkon Ministrinë e Financave dhe KQZ-në për zbatimin e masave të nevojshme për përdorimin e këtij fondi në përputhje me detyrimet e përcaktuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion