Leopardi sulmon një shtëpi në Indi, plagosen disa persona

Një leopard ka terrorizuar qytetin e Siligurit në Indi. Mësohet se leopardi ka sulmuar një shtëpi në këtë zonë dhe ka plagosur tre persona. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar rojet e pyjeve të cilët arritën të neutralizojnë leopardin.
Pas disa orë përpjekjesh, ekipi i shpëtimit të kafshëve qetësoi leopardin. Një prej anëtarëve të përsonelit të pyjeve tha se "leopardi do të lëshohet në pyll pas një ekzaminimi”. Të dhënat zyrtare në Indi raportojnë për një numër prej 12,000 -14,000 leopardë të egër. Zgjerimi urban ka zvogëluar numrin e tyre ndërsa habitatet pyjore tkurren, duke i sjellë ata në kontakt më të ngushtë dhe konflikt me njerëzit.


