Zgjidhet Papa i ri, del tymi i bardhë nga oxhaku i Vatikanit!
Rezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri, pasi nga oxhaku i në Kapelën Sistine doli tym i bardhë, i cili nënkupton se Kisha Katolike Romake ka një Papë të ri.
Ende nuk e dimë se kush është përzgjedhur, por do të bëhet e qartë kur ata të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine, me shumë mundësi brenda një ore.
Turma në sheshin kryesor të Vatikanit shpërtheu në duartrokitje kur tymi i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine. Papa i ri do të shfaqet në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit së shpejti.
Kardinali i lartë do ta konfirmojë vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht për “kemi një Papë” – dhe do ta prezantojë Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor.