Bitcoin në rënie të vazhdueshme/ Ky shtet shpall të paligjshëm transaksionet me kriptomonedha

Bota

Bitcoin në rënie të vazhdueshme/ Ky shtet shpall të
Kina ka marrë vendimin për të ndaluar të gjithë institucionet financiare të përdorin transaksionet e kriptomonedhave.

Sipas këtij vendimi, institucione si bankat, kanalet e pagesave në internet nuk duhet t’iu ofrojnë klientëve shërbime si regjistrimi, tregtimi apo shkëmbimi i kriptomonedhave.

“Kohët e fundit çmimet e kriptomonedhës janë ngritur në qiell si dhe kanë rënë shumë poshtë, dhe kriptomonedhat janë rikthyer sërish, duke cënuar seriozisht sigurinë e pronës së qytetarëve dhe duke prishur rendin normal ekonomik dhe financiar.”- ka thënë në një deklaratë qeveria kineze.

Kina ka ndaluar transaksionet e kriptovalutave, por jo mbajtjen e tyre.

Kjo nuk është hera e parë qe Kina godet tregun e kriptomonedhave. Në 2017 dhe 2019, Banka Popullore e Kinës, ndërmori veprime të ngjashme.

 

Ky vendim i Kinës ka bërë që tregu i kiptomonedhave të bjerë ndjeshëm, ku kryeson rënia e vlerës së Bitcoin me më shumë se 15% duke e çuar në 31,652 euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion