Ish-fejuara e burgosur për copëtimin e prindërve të tij në 4 valixhe, ekstradohet drejt Italisë djali i çiftit Pasho

Aktualitet

Ish-fejuara e burgosur për copëtimin e prindërve të tij

Taulant Pasho, 33-vjeçari shqiptar , i cili është nën hetim për vdekjen e prindërve të tij Shpëtimi dhe Tauta Pasho, u ekstradua dje nga Zvicra në Itali. Eshtrat e prindërve të tij u gjetën në dhjetor 2020 në disa valixhe të braktisura pranë burgut Sollicciano në Firence.

Mediat italiane raportojnë se arsyet e kërkesës për ekstradim, të bëra nga prokurori i Firences dhe të pranuara nga autoritetet zvicerane, nuk kanë të bëjnë me hetimin për vrasjen e dyfishtë, por me një dënim me 3 vjet e 4 muaj për trafikim të lëndëve narkotike.

Për këto fakte Taulant Pasho u arrestua në flagrancë në 11 qershor 2016. Dënimi përfundimtar erdhi më 19 dhjetor 2019.


Së bashku me të në hetimet për vdekjen e bashkëshortëve Pasho, është edhe ish e dashura, Elona Kalesha, e burgosur aktualisht në burgun fiorentin të Sollicciano dhe vëllai i saj i vogël Denis Kalesha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion