Lajm i mirë në Indi, ulet numri i vdekjeve ditore si pasojë e Covid-19

Bota

Lajm i mirë në Indi, ulet numri i vdekjeve ditore si pasojë e

Numri i vdekjeve ditore nga koronavirus në Indi ka rënë nën 600 dhe vendi regjistroi 34.703 raste në 24 orët e fundit, që është shifra më e ulët në 111 ditë. Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 553 të vdekur, numri i përgjithshëm i viktimave qëndron në 403.281, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 30,6 milionë. Nga ministria gjithashtu thonë se numri i rasteve aktive është 464.357, duke shtuar se 51.864 pacientë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit.

Në Indi është regjistruar një rënie në numrin e rasteve dhe vdekjeve pas valës së dytë shkatërruese të pandemisë në muajin maj. Gjatë valës së dytë, numri i rasteve ditore tejkalonte 400 mijë, ndërsa numri i vdekjeve 4.500. India ka administruar deri më tani mbi 350 milionë doza vaksinash, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan, tha se qeveria është e vendosur të vaksinojë të gjithë popullsinë e rritur deri në dhjetor të vitit 2021.

Aktualisht, katër vaksina janë aprovuar nga autoritetet për përdorim në vend. India ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të koronavirusit në botë pas SHBA-së. Vendi qëndron i treti pas SHBA-së dhe Brazilit për sa i përket vdekjeve./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion