“PD pa aleatët nuk vjen kurrë në pushtet!", Nard Ndoka i revoltuar: Kanë dhënë më shumë se...

Politikë

“PD pa aleatët nuk vjen kurrë në pushtet!", Nard Ndoka

Nard Ndoka beson se aleatët i kanë dhënë më shumë sesa i kanë marrë Partisë Demokratike. 

Sipas raporteve të drejtuesve të PD, aleatët nuk justifikuan pozicionet e dhëna në listë nga Lulzim Basha. Rezerva të forta në raportet e analizës, drejtuesit politikë të PD japin edhe për funksionimin e koalicionit me LSI.

Ndërkohë, në një postim në Facebook, si kundërpërgjigje, Ndoka pretendon të kundërtën. “Aleatët i kanë dhënë më shumë PD-së, se i kanë marrë, gjithmonë!” shkruan ai.

“PD pa aleatët nuk vjen kurrë në pushtet! Një parti që merr mbi 10 mijë vota në shkalle vendi, i jep PD 2-3 mandati në varësi të formulës se Kodit Zgjedhor,” përforcon Ndoka mendimin e tij më tej në një koment.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion