Laburistët fitojnë zgjedhjet në Britaninë e Madhe, humb Rishi Sunak! Kein Starmer - kryeministri i ri

Laburistet fituan zjedhjet ne Britanine e Madhe duke larguar keshtu nga pushteti kryeministrin Rishi Sunak.
"E beme", deklaroi i ngazëllyer Keir Starmer pasi Rishi Sunak pranoi se i kishte humbur zgjedhjet ne Britanine e Madhe.
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili do të marrë së shpejti detyrën, iu është drejtuar mbështetësve në një tubim pas fitores së thellë të Partisë Laburiste në qendër të Londrës dhe ka premtuar “rinovim kombëtar” pas 14 viteve të sundimit konservator.
“Ju keni bërë fushatë, keni luftuar, keni votuar për Laburistët dhe tani ka ardhur momenti. Ndryshimi fillon tani,” i tha Starmer stafit të Laburistëve. “Ndihem mirë, duhet të jem i sinqertë…Një parti e ndryshuar e Punës, e gatshme për t’i shërbyer vendit tonë.”, tha ai.
Megjithatë, Starmer paralajmëroi se të kesh “një mandat si ky vjen me një përgjegjësi të madhe”. Duke folur pak çaste pasi kryeministri Rishi Sunak pranoi humbjen në zgjedhjet e përgjithshme, Starmer tha: “Detyra jonë nuk është asgjë më pak se rinovimi i ideve që e mbajnë këtë vend të bashkuar. Rinovimi kombëtar. Nëse punoni shumë, nëse luani sipas rregullave, ky vend duhet t’ju japë një shans të drejtë për të vazhduar… Ne duhet ta rikthejmë atë.”
Me heret, Exit poll-et treguan atë që sondazhet kanë thënë prej muajsh ne Britanine e Madhe se: Laburistët marrin një shumicë të madhe absolute dhe Keir Starmer, si lider i partisë më të votuar, do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

Partia e tij, sipas "exit poll"-it, pritet t'i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërkohë partia konservatore pritet të kenë 140 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit, shkruan BBC.
Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisje nga Partia Konservatore, tregoi rezultati i një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes, 4 korrik.


