Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: Zjarri në Llogara dyshohet i qëllimshëm

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: Zjarri në Llogara

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai ka folur rreth zjarrit masiv të evidentuar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë.

Carai tha për mediat se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ai ka shtuar se situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë.

“Kemi pasur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora, fatmirësisht vatrat e zjarrit në Dhërmi i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë, pasi vendosem në lëvizje të gjitha strukturat ndërhymë edhe nga ajri me helikopterë.

Rreth 40 forca zjarrëfikëse, jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit, situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion