Kush janë tre djemtë e Ali Khamenei që luten mbi trupin e tij, mungon pasardhësi Mojtaba

Bota

Kush janë tre djemtë e Ali Khamenei që luten mbi trupin e tij,

Tre nga djemtë e liderit të ndjerë iranian, Ajatollah Ali Khamenei, janë parë duke u lutur mbi trupin e tij gjatë ceremonisë mortore të zhvilluar në Teheran, ndërsa bie në sy mungesa e djalit të tij, Mojtaba.

Mostafa, Masoud dhe Meysam Khamenei u shfaqën duke mbajtur zi për

babanë e tyre, si dhe për katër anëtarët e tjerë të familjes që humbën jetën, ndërsa arkivolet ndodheshin në Imam Khomeini Grand Mosalla në Teheran.

Mostafa, 64 vjeç, është klerik shiit dhe djali i madh i liderit të ndjerë. Ai ka pasur aktivitet të kufizuar politik dhe aktualisht nuk mban poste në qeverinë iraniane, por njihet si figurë me ndikim në rrethet fetare.

 

ME TE LEXUARAT