"Kur u zgjova nga koma nuk mund të flisja e të lëvizja", mjekja shërohet nga Covid-i falë një mrekullie

Bota

"Kur u zgjova nga koma nuk mund të flisja e të

Një mjeke 41-vjeçare e cilëson si "mrekulli" zgjimin pas 2 muajsh koma nga infektimi me Covid.

Dr Anushua Gupta, nga Cheshire, tha se ajo i dha  lamtumirën e fundit familjes së saj para se të induktohej në koma kur gjendja e saj u përkeqësua.

Ajo tha se trajtimi i shpëtoi jetën, por rruga e saj për shërimin kishte qenë e vështirë.

Dr Gupta tha se njerëzit "duhet të merrnin seriozisht" rreziqet e variantit indian .

Tre ditë pasi u pranua në Spitalin Wythenshaëe më 1 prill 2020, Dr Gupta u transferua në kujdesin intensiv për ventilim.

"Frika ime më e keqe po bëhej realitet", tha ajo.

"Unë telefonova burrin tim Ankur dhe kërkova të shoh vajzën tonë Ariana - vetëm 18 muajshe në atë kohë."

"Brenda vetes mendoja se nuk do ta shoh dot vajzën time, nuk do të jem në gjendje ta shoh tërë jetën e saj të rritur, nuk do të jem në gjendje të jetoj jetën time me burrin tim. Ishte e tmerrshme."

Ajo tha: "Burrit tim iu kërkua të vinte për të diskutuar trajtimin e mëtejshëm, sepse unë thjesht nuk po bëja shumë përparim."

Mjekja e Përgjithshëme ishte një nga pacientët e parë në Mbretërinë e Bashkuar që u trajtua  për koronavirus me oksigjenim, pajisje e cila merr përsipër funksionin e mushkërive dhe shihet si një mundësi e fundit.

Pas disa ditësh, Dr Gupta filloi të bënte përmirësime, të cilat mjekët i cilësuan një "mrekulli".

"Kur u zgjova nga koma e kuptova që nuk kisha zë. Nuk mund të flisja, nuk mund të gëlltisja, nuk mund të lëvizja krahët, këmbët e mia. Ndihesha sikur isha e paralizuar," tha ajo .

Mjekja e Përgjithshme tha se "rikuperimi i saj nuk është i plotë" dhe shtoi se ndihet sikur tani vazhdon të ketë simptoma të përshkruara si  Long Covid, raporton BBC.

"Tani thjesht e vlerësoj jetën në një mënyrë krejt tjetër. Çdo ditë është një bekim," tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion