SHBA “fundos” Berishën, ish-kandidati i PS: Më mirë ta “rrihnim” ne sesa të huajt

Politikë

SHBA “fundos” Berishën, ish-kandidati i PS: Më mirë

Ish-kandidati i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca komentoi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Teksa e konsideroi një akt politik dhe jo juridik, Ndreca shtoi se në rrafshin personal, nuk i ngjalli një ndjesi të mirë.

“Në fund të ditës, ne e njohim shumë mirë veprimtarinë dhe mëkatet e Berishës. Por mbetet i yni, dhe do ishte mirë që ta rrihnin ne, jo të huajt.

Sakaq, politkisht, mund të them që është një notë që i kanë vendosur karrierës politike të Berishës që ishe e mbushur me mëkate.

Deklarimi i papranueshëm është një akt politik, jo juridik. Përmes kësaj deklarate publike, institucionet  tona ligjzbatuese duhet të verifikojnë sa është e mundur.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion