Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit drejt zbardhjes, bashkëshorti: Policia ka...

Bota

Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit drejt zbardhjes,

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos ka deklaruar se ka besim në hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së bashkëshortes Carolinë nga grabitësit, në shtëpinë e tyre.

Ai u shpreh se ka të dhëna dhe detaje që mund të çojnë në zbulimin e grabitësve dhe arrestimin e tyre.

“Unë e di se sa njerëzit duan të ndihmojnë. Faleminderit të gjithëve. Informacioni është i shumtë dhe e vlerësojmë’, deklaroi 32-vjeçari.

Nuk dihet ende nëse 32-vjeçari shkoi në komisariat për të identifikuar gjeorgjianin e arrestuar në bazë të karakteristikave që ai arriti të fiksojë nga grabitësit.

Për krimin e rëndë, autor kryesor vijon të mbetet shtetasi 36-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili u arrestua të premten në tentativë për tu larguar nga Greqia përmes pikës kufitare Kipon Evros.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion