I dënuar me 3 vite burg për falsifikim të rezultateve zgjedhore, arrestohet 34-vjeçari në Kavajë (Emri)

Aktualitet

I dënuar me 3 vite burg për falsifikim të rezultateve zgjedhore,

Policia e Kavajës ka arrestuar 34-vjeçarin e shpallur në kërkim për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se shtetasi Flamur Lika është dënuar me 3 vite burg, në mungesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim Flamur Lika, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion