Krizë emigracioni në Libi, deti kthen në breg trupat e mbytur

Libia është në një krizë të madhe emigracone dhe këtë e tregojnë trupat e mbytur në brigjet libiane. Së fundmi u mbyt anija që mbante në bord 90 persona, 50 prej të cilëve në kërkim.
Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve ka konfirmuar rreth pesëdhjetë të zhdukur, midis tyre shumë gra dhe fëmijë. Oscar Camps shkruan në Tëitter: "Unë jam e tronditur nga tmerri i këtyre imazheve. Fëmijë të vegjël dhe gra që kishin ëndrra dhe ambicie jetësore. Ata u braktisën për më shumë se tre ditë në një plazh në Zuëara në Libi. Askush nuk u kujdes për ta.”
Zona prej kohësh është bërë baza e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe qeveria libiane nuk është në gjendje të kontrollojë. Zëdhënësi i IOM-it, Flavio Di Giacomo konfirmoi lajmin e mbytjes së anijes të martën e kaluar. Por sigurisht është e vështirë të thuash me siguri nëse fëmijët e gjetur të vdekur dy ditë më parë ishin në bordin e asaj varke apo nëse në të njëjtën shtrirje të detit mund të ketë qenë një tragjedi tjetër e kaluar në heshtje.
Në dy javët e fundit, në të njëjtat ditë në të cilat mbi 2,000 emigrantë zbarkuan në Lampedusa, pak a shumë po aq janë kapur dhe kthyer nga Rojet Bregdetare Libiane, por, siç ndodh shpesh trupat e pajetë janë rikthyer nga deti dhe janë parë nga peshkatarët, të paktën një duzinë. Duke çuar kështu në më shumë se 600 viktima të cilët, sipas IOM, tashmë kanë humbur jetën në pesë muajt e parë të 2021, tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dhe dy në tre trupa nuk janë gjendur kurrë.


