Administrata e KQZ zbardh të dhënat nga PEI/ Më 25 prill, 17 qytetarë votuan 34 herë në Shkodër

Politikë

Administrata e KQZ zbardh të dhënat nga PEI/ Më 25 prill, 17

Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Shkodër, 17 qytetarë dyshohet se kanë votuar 34 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Për shembull, bazuar në të dhënat e detajuara që ofrohen në tabelë, një person ka votuat 7 herë.

Të dhënat e kryqëzuara u ofrohen anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi në mbledhjen e ditës së hënë, dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa kërkuan këtë informacion.

Për Qarkun Shkodër, PD ka kërkuar nga KAS shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre, pasi sipas kësaj force poltike, ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit. Ankimimi për Shkodrën do vijojë shqyrtimin sot pas ankimimit të Tiranës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion