Bjellorusia vazhdon të ndëshkohet, të tjera vende kanë pezulluar fluturimet

Bota

Bjellorusia vazhdon të ndëshkohet, të tjera vende kanë

Të tjera vende kanë pezulluar fluturimet nëpër hapësirën ajrore të Bjellorusisë, pasi ky shtet detyroi një aeroplan që ta ndërronte drejtimin dhe të bënte ulje në Minsk për të arrestuar më pas një gazetar që ndodhej brenda tij. Bëhet fjalë për kompanitë “Air France”, “Finnair” dhe “Singapore Airlines”.

Ditën e sotme, qeveria e Ukrainës tha se kompanitë ajrore të këtij vendi nuk do të lejohen që të kalojnë transit nëpër hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe se fluturimet mes dy shteteve do të ndërpriten nga 26 maji, shkruan Free Europe.

Kompania “Air France” tha përmes një deklarate se ka marrë shënime nga përfundimet e arritura në samitin e BE-së dhe i ka pezulluar fluturimet nëpër qiellin e Bjellorusisë deri në një njoftim të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT