Konflikti në Sudan, luftimet nuk kursejnë as rrokaqiellin e famshëm në Khsartoum, përfshihet nga flakët

Bota

Konflikti në Sudan, luftimet nuk kursejnë as rrokaqiellin e

Ndërtesat kanë marrë flakë në kryeqytetin e Sudanit pas luftimeve të ashpra mes ushtrisë dhe forcave rivale.

Videot e postuara në internet të dielën treguan Kullën ikonike Greater Nile Petroleum Oil Company të përfshirë nga flakët.

“Kjo është vërtet e dhimbshme”, tha Tagreed Abdin, një arkitekt i ndërtesës, në një postim në X, i njohur më parë si Tëitter, sipas BBC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmet ajrore dhe betejat tokësore kanë vazhduar në Khartoum dhe qytete të tjera që nga fillimi i luftimeve në prill. Mbi një milion njerëz janë detyruar të largohen nga vendi, ka thënë OKB.

E vendosur pranë lumit Nil, qiellgërvishtësi 18-katësh i firmës së naftës është një nga monumentet më të njohura në Khartoum.

Konflikti në Sudan, luftimet nuk kursejnë as rrokaqiellin e

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar djegien e strukturës konike të ndërtesës, e cila ka një fasadë xhami, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar apo të vdekur.

Dhuna në Sudan filloi më 15 prill, e shkaktuar nga një luftë për pushtet midis drejtuesve të ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

 

Ajo pasoi ditë tensioni pasi anëtarët e RSF-së u zhvendosën në të gjithë vendin në një lëvizje që ushtria e pa si një kërcënim.

Konflikti në Sudan, luftimet nuk kursejnë as rrokaqiellin e

Sudan Ëar Monitor, i cili ofron analiza të konfliktit, tha se RSF kishte sulmuar zonat e kontrolluara nga ushtria të shtunën, duke përfshirë edhe një bllok zyre në Ministrinë e Drejtësisë. Disa ndërtesa qeveritare raportohet se kanë marrë flakë si pasojë e sulmit.

Sulmet në objektet e ushtrisë vazhduan deri të dielën, thanë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve AFP.

Autoritetet shëndetësore njoftuan të dielën se të gjithë spitalet kryesore në Khartoum si dhe rajoni i Darfur ishin jashtë shërbimit.

Naëal Mohammed, 44 vjeç, e cila jeton të paktën 3 km nga përleshjet në kryeqytet tha se dyert dhe dritaret e shtëpisë së saj u drodhën nga forca e shpërthimeve. Ajo i përshkroi betejat të shtunën dhe të dielën si “më të dhunshmet që nga fillimi i luftës”.

Sipas një grupi avokatësh pro-demokracisë, luftimet kishin vrarë “dhjetëra civilë” në Khartoum që prej të premtes.

Luftimet u raportuan gjithashtu në qytetin El-Obeid, rreth 400 km në jug të qytetit.

RSF ka luftuar për të marrë kontrollin e kryeqytetit dhe sulmet ajrore të ushtrisë kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicioneve të RSF-së.

Konflikti ka vrarë rreth 7,500 njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se pesë milionë.

 

ME TE LEXUARAT