Përmbytjet apokaliptike në Libi, aksidentohet autobusi me ushtarë grekë, 7 të vdekur

Bota

Përmbytjet apokaliptike në Libi, aksidentohet autobusi me ushtarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libi. Teksa në aeroportin e Elefsinës, pak para orës 7 të mëngjesit, avioni C-130 u ul me pjesëtarët e ndihmave humanitare greke, këta të fundit u përfshinë në një aksident të tmerrshëm automobilistik mesditën e së dielës. Nga aksidenti humbën jetën shtatë persona, pesë prej të cilëve grekë (tre ushtarakë dhe dy përkthyes). Në orët e ardhshme pritet të mbërrijë në Greqi një C-27, i cili do të transportojë pesë trupat.

Përmbytjet apokaliptike në Libi, aksidentohet autobusi me ushtarë

Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare fillimisht foli për lëndime të lehta, më pas njoftoi se tre anëtarë të misionit grek kishin vdekur dhe dy ishin të zhdukur. Megjithatë, informacionet e cituara nga mediat ndërkombëtare nga Libia flisnin për katër të vdekur dhe shtatë të plagosur, ndërsa sipas informacioneve të fundit, të vdekurit janë pesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së Libisë Lindore bëri të ditur mbrëmë se si pasojë e një aksidenti trafiku “tmerrshëm” mbetën të plagosur 15 ushtarë grekë, 7 prej tyre në gjendje të rëndë. Dy libianë, thuhet se përkthyes që ishin në autobus, janë gjithashtu në gjendje kritike.

Përmbytjet apokaliptike në Libi, aksidentohet autobusi me ushtarë


Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i tmerrshëm trafiku. Mësohet se autobusi me misionin e 19 ushtarëve, infermierëve dhe shpëtimtarëve grekë që transportonin ndihma humanitare (ilaçe, materiale sanitare dhe ushqime) për viktimat e stuhisë Daniel në Derna, u përplas kokë më kokë me një kamion. Aksidenti ndodhi në rrugën lokale Marawa kur kamioni u gjet në rrethana të paspecifikuara, në rrjedhën e kundërt të trafikut. Të dyja automjetet janë përfshirë nga flakët pas përplasjes së ashpër.

ME TE LEXUARAT