Komandanti i Gardës Revolucionare: Çdo sulm i ri nga SHBA do të sjellë një përgjigje edhe më shkatërruese

Bota

Komandanti i Gardës Revolucionare: Çdo sulm i ri nga SHBA do të

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad Pakpour.

Sipas tij, çdo sulm i ri do ta detyrojë Teheranin t’i japë Uashingtonit një “përgjigje edhe më të ashpër” dhe një “mësim historik”, në vazhdën e sulmit me raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar hakmarrje për bombardimin nga SHBA i tre impianteve bërthamore iraniane.

Pakpour deklaroi se sulmi ndaj bazës Al Udeid ka goditur “zemrën e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”.

Ai shtoi se impiantet kanë pësuar dëme materiale, pavarësisht aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore.Donald Trump, tha më tej Pakpour, është “i marrë dhe injorant” për urdhrin e tij për të bombarduar objektet bërthamore të Iranit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion