Ndryshon plani i protestës! Qytetarët largohen nga Kuvendi, nisin marshimin drejt…

Ka ndryshuar plani i protestës që pritej të zhvillohej ditën e sotme para godinës së Kuvendit. Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata kanë qëndruar për 10 minuta përballë hyrjes së Kuvendit, e më pas kanë vijuar përgjatë Bulevardit “Zhan D’Ark” dhe kanë mbërritur sërish pranë rrugës hyrëse të Parlamentit, te Xhamia e Madhe e Tiranës. Ndërkohë, qarkullimi i mjetve është bllokuar por disa nga drejtuesit e automjeteve janë solidarizuar me protestuesit, duke i rënë borive gjatë kalimit në zonën ku po zhvillohet protesta.