Kina nuk vonon, i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA dhe BE

Bota

Kina nuk vonon, i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA dhe BE

Qeveria kineze nuk ka humbur shumë kohë, duke iu kundërpërgjigjur sanksioneve që ka njoftuar Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe, për shkelje të të drejtave të njeriut në Kinë ndaj ujgurëve.

Kutjomë se individëve në Perëndim u është ndaluar që të vizitojnë territorin kinez dhe ndalohen gjithashtu që të bëjnë transaksione financiare me shtetas dhe institucione kineze.

Lidhur me këtë situatë, ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e bllokut perëndimor nuk janë asgjë tjetër përveç gënjeshtrave dhe dezinformimit, ndërsa shkelin në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Për kinezët, sanksionet e vendosura ndërhyjnë në mënyrë të fortë në punët e brendshme të Kinës dhe minojnë rëndë marrëdhëniet Kinë-Mbretëri e Bashkuar. Ambasadorit britanik në Kinë u thërrit në ministrinë e Jashtme dhe iu dorëzua një notë proteste diplomatike.

Më herët ka qenë edhe Bashkimi Evropian që ka vendosur sanksionet e para kundër Kinës në më shumë se 30 vjet. Masa e BE-së synon katër zyrtarë kinezë dhe një organizëm ekonomik që besohet të jenë përfshirë në shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të pakicës myslimane ujgure.

Por për autoritetet kineze, sanksionet kundër zyrtarëve të gjigantit aziatik janë pjesë e një komploti për të destabilizuar rajonin dhe nuk pasqyrojnë ndonjë shqetësim real për të drejtat e myslimanëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion